Ka alibi te forte, lirohet
VLORE- Vellai i shtatzenes Enkelejda Isamilaj, qe u vra pak dite me pare ne Vlore, Elton Ismailaj, pasi u morr ne pyetje nga policia lokale, u la i lire. Ai u paraqit dy dite me pare ne komisariatin e Vlores, ku u mor ne pyetje ne lidhje me vendndodhjen e tij ne kohen e vrasjes se te motres, trupi i se ciles u gjet ne det, ne plazhin e Jonufres. Mesohet se Eltoni tha ne polici se kishte disa dite qe ishte jashte shtetit, gje kjo qe vertetohet edhe nga hyrjet-daljet e tij nga Shqiperia. Uniforma blu nga qyteti i Vlores shpjeguan se duke qene se ai ka nje alibi ne lidhje me ngjarjen, dyshimi mbi te per vrasjen padyshim qe zbehet. Megjithate, edhe pse nuk eshte mbajtur ne komisariat, ai do te vazhdoje te jete ne dispozicion te hetimeve. Nderkohe, policia e qytetit nuk ka bere ende te ditur numrin qe ka telefonuar i fundit ne celularin e viktimes, pasi kjo eshte ne fakt nje prej pikave kyce te hetimit. J. Xhaferi