E Diel, 1 Nëntor 2026

Formulari ja si mund te ankohet nje qytetar ndaj veprimeve te policise



TIRANE - Qytetaret shqiptare tani kane mundesi qe te ankohen per uniformat blu edhe pa shkuar ne zyrat e komisariateve apo te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem. Per kete arsye Policia e Shtetit ka ngritur nje sektor te vecante qe eshte ai i Ankesave dhe Disiplines. Ky sektor ka pergjegjesine te garantoje se ankesat ne adrese te punonjesve te policise ne Shqiperi ndiqen si duhet. Nese mendoni se jeni trajtuar keq nga policia ose nje punonjes policie u soll keq me ju apo perdori force te panevojshme ju keni te drejten te beni ankese - thuhet ne faqen zyrtare te Policise se Shtetit. Por ky sektor nuk ka pergjegjesi per ankesa ndaj politikave te policise apo shperndarjes se burimeve njerezore.
Qytetaret shqiptare mund te ankohen me ane te formularit vetem nese kane qene viktime e nje sjelljeje qe ata mendojne se ishte e papershtatshme nga ana e nje punonjesi policie apo nese kane qene prezente kur ka ndodhur nje incident apo aq prane sa ai mund ta kete degjuar incidentin. Pikerisht per te ardhur ne ndihme qytetareve qe te jene me te qarte po botojme formularin e plote te ankesave dhe menyren se si mund te ankohen qytetaret.

25 Shtator 2010

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›