E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erion Veliaj le G99-n bashkohet me Partine Socialiste



Erion Veliaj dha dje doreheqjen nga kreu i G99-s dhe iu bashkua partise me te madhe opozitare Partise Socialiste. Veliaj ne Partine Socialiste kaloi me stafin e tij me te ngushte te G99-s. Ende nuk dihet se cili do te jete pozicioni i tij ne Partine Socialiste. Veliaj shprehet per mediat se G99-ta nuk do te shkrihet por do te vazhdoje te funksionoje si levizje. Bashkimi i tij me Partine Socialiste vjen ne nje kohe kur po pergatitet aksioni opozitar i protestave masive ne mbare vendin nese nuk realizohet transparenca e plote e zgjedhjeve te kaluara parlamentare. Dy dite me pare u mblodh tryeza opozitare e cila doli me vendimin per nisjen e protestave masive me 1 tetor ne mbare vendin nese maxhoranca nuk do te kete vullnet per te hapur kutite me fletet e votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Ne mbledhjen qe u zhvillua per rreth nje ore moren pjese te gjithe kreret e koalicionit opozitar. Kreu i Partise Socialiste Edi Rama kreu i Partise Social Demokrate Skender Gjinushi kreu i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo kreu i Partise per Bashkimin e te Drejtave te Njeriut Vangjel Dule kreu i G99-s Erion Veliaj kreu i Partise Demokristiane Nard Ndoka dhe kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela. Eshte mesuar se partite opozitare kane rene dakord se do te veprojne mbi bazen e nje platforme apo marreveshjeje te perbashket. Burime opozitare bejne te ditur se me levizjen e re ne kampin opozitar eshte hedhur ideja se krijimi i zyres se perbashket te opozites te mund te behet ne ambientet e G99-s.

25 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›