E Diel, 1 Nëntor 2026

Fortesa e fundit e Gaddafit


Luftime të ashpra po zhvillohen në rrugët e Sirtes, fortesës së fundit të Muamar Gaddafit në Libi, ku trupat e koalicionit po përballen për të dytën ditë radhazi me besnikët e mbetur të Kolonelit.

Forcat e autoritetit të përkohshëm kanë marrë nën kontroll bulevardin kryesor thote BBC, duke izoluar një qendër konferencash ku janë mbledhur njerëzit e Gaddafit.

Me mijëra civilë vazhdojnë të mbeten të bllokuar në qytet. Luftëtarët e Këshillit Kalimtar u ndeshën me një rezistencë të ashpër nga snajperët pro-Gadafit ndërsa ata përpiqeshin të avanconin në vendlindjen e ish-pushtetmbajtësit. Një stuhi rëre që mbuloi Sirten e pengoi disi avancimin e forcave kundërshtare të Kolonelit. Por, marrja e kësaj LibiaLibi, ofensivë e re ndaj SirtesLibi, Sirte zgjohet me të shtëna tankesh Libi, konflikti është pranë përfundimit rruge kyçe shihet si zhvillim tepër i rëndësishëm dhe mund të ndihmojë për të marrë vetë qendrën e qytetit.

Sirte, gati 360 kilometra në lindje të Tripolit, është një nga pikat e fundit të qëndresës së Gadafit. Luftëtarët e qeverisë së përkohshme të Libisë kanë tre javë që po përpiqen të marrin kontrollin e këtij qyteti. Në momentin që Sirte bie, liderët libjanë do të shpallin çlirimin e vendit, edhe pse Gaddafi vetë vazhdon të mbetet në arrati.

Sekretari britanik i mbrojtjes, Liam Fox, i cili ishte në Libi të shtunën, u zotua për vazhdimin e sulmeve ajrore të NATO-s edhe nëse Sirte kalon në duart e forcave të Këshillit, duke thënë se veprimet ushtarake ndërkombëtare nuk do të reshtin për sa kohë elementet pro-Gadafit do të vazhdojnë të kërcënojnë popullin e Libisë.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Përcillet Ramiz Alia
Nano, Meta, Ruçi, Dokle, Pëllumbi në homazhe
Vlorë, sekuestrohen 33 kg kanabis
Letra e Ramës për Withers
F1, Vettel fiton titullin e dytë radhazi
Ilacet, INSTAT “dorëzon” Berishen

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›