E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filma falas për fëmijët

Këtë fundjavë, Kino ABC ka menduar për më të vegjlit, ndonëse kjo traditë do të vazhdojë edhe vikendeve tjera, duke shfaqur filma falas për fëmijët. Këtë fundjavë do të shfaqet filmi “Rio”.

Nga kjo fundjavë, fëmijët do të mund të shohin filma për moshën e tyre edhe pa paguar asnjë cent. Kino ABC ka ardhur me këtë ofertë që nga kjo fundjavë, për të vazhduar edhe fundjavave tjera me të njëjtën ofertë.

Filmi i parë që do të iu ofrohet fëmijëve gjatë dy ditëve është “Rio”.

“Rio” është aventurë-komedi, me kohëzgjatje 1 orë e 36 minuta. Ndërkohë filmi “Rio” është një film i animuar i metrazhit të gjatë nga autorët e filmave “Ice age”. Filmi komedi, me plotë aventura, flet për makaun i cili vjen në Rio de Zhaneiron e bukur. Makau mendon që është i fundit nga raca e tij. Por, kur kupton që ekziston edhe një makau tjetër, femër, ai ikën nga kafazi i tij dhe niset për në Rio. Por, dashuria nuk vjen në shikim të parë. Femra ishte ndryshe. Ajo ishte e rritur ndryshe dhe e pavarur, jo si Makau, që ishte i butë dhe i qetë. Por, duke u shoqëruar së bashku dhe duke jetuar bashkë për një kohë, ata mësojnë për miqësinë, për dashurinë dhe për trimërinë.

Në rolet kryesore janë: Jesse Eisenberg, Anne HathaWay, George Lopez, Tracy Morgan, Jemaine Clement, ndërsa regjia: Carlos Saldanha.

Ky film u shfaq të shtunën në orën 13:00 dhe 15:00, ndërkohë i njëjti termin do të jetë edhe sot (e diel).

Ndërsa në terminet e rregullta vazhdon të shfaqet premiera e filmit “Falja e Gjakut” . Fitues i çmimit Ariu i Argjendtë në Festivalin e Filmit në Berlin. “Falja e Gjakut” i takon zhanrit, dramë me kohëzgjatje: 1 orë 49 minuta.

Tema: Niku është një djalë 17 vjeçar në vitin e tij të fundit të shkollës së mesme në Shqipërinë Veriore. Ai fillon romancën e tij të parë me një vajzë nga klasa e tij dhe planifikon të hapë një internet kafe pas mbarimit të shkollës. Motra e tij, Rudina, një vajzë e zgjuar 15 vjeçare dëshiron të shkojë në kolegj. Kur një konflikt lokal mbi një copë toke rezulton në akuzimin e babait të tyre Markut për vrasje, familja futet në një armiqësi gjaku vdekjeprurëse. Ligjet e Kanunit, kodit të vjetër ligjor ballkanik, detyrojnë Nikun, vëllanë e tij 7 vjeçar dhe anëtarët e tjerë meshkuj të familjes, që të mbyllen në shtëpi pothuajse sikur në arrest shtëpiak. Marku, duke u fshehur në male dhe Niku i detyruar të rrijë në shtëpi, familja duhet të mbështetet tek Rudina, e cila duhet ta lë shkollën dhe të marrë përsipër biznesin e Markut në mënyrë që të sigurojë familjen. Përderisa Rudina lulëzon në përgjegjësitë e saj të reja, zhgënjimi dhe zemërimi i Nikut nga izolimi e detyrojnë atë që të provojë të përfundojë armiqësinë gjakësore, edhe pse mund t’i kushtojë me jetë.

Në rolet kryesore: Tristan Halilaj, Refet Abazi, Zana Hasaj, Luan Jaha, Çun Lajçi, Veton Osmani, Selman Lokaj, Sindi Lacej, Ilire Vinca Çelaj, etj.

Regjia: Joshua Marston. Skenari: Andamion Murataj. Ndërsa filmi shfaqet në terminët 18:00, 20:00 dhe 22:00.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›