E Enjte, 5 Nëntor 2026

Forum i përbashkët Shqipëri-Izrael për investime të reja në sektorin e energjisë

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Zëvendësministri për Infrastrukturën dhe Energjinë, Ceno Klosi priti në një takim ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Klosi bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për mundësitë e reja të bashkëpunimit në sektorin energjetik në vend, me qëllim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe edhe në këtë drejtim.

“Bashkëpunimi ndër të tjera ka në fokus krijimin e forumit të përbashkët Shqipëri – Izrael për investime të reja në sektorin e energjisë në vend dhe Rajon, si dhe partneritet midis operatorëve publikë të dy vendeve që operojnë në këtë sector”, tha Klosi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›