Forumi i Dialogut të Prespës. Begaj: Kurti dhe Vuçiç të marrin përgjegjësitë për normalizimin e marrëdhënieve

Në kuadër të Pjesëmarrjes në edicionin e tretë të Forumit të Prespës për Diaolog ,Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në sesionin me temë: Paqja dhe Demokracia kundrejt Luftës dhe Autokracisë.
Pjesë në forum morën edhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, edhe Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Jens Stoltenber, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, si dhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.
Në fjalën e tij, Presidenti Begaj vlerësoi efektet pozitive të prodhuara nga Marrëveshja e Prespës, për normalizimin e marrëdhënieve midis Athinës dhe Shkupit.
Begaj e konsideroi kurajon dhe vizionin e liderëve që arritën këtë marrëveshje një shembull shumë të mirë për të gjithë rajonin. Duke iu referuar Kosovës dhe dakordësisë publike të arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti Begaj, nënvizoi se askush nuk mund të verë sot në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, pasi Kosova është një realitet i politik i pakthyeshëm.
Presidenti nënvizoi se është koha e duhur që liderët e Kosovës dhe Serbisë të ndërmarrin përgjegjësitë historike, për ta çuar përpara procesin e pajtimit dhe të normalizimit të marrëdhënieve midis tyre.
Në fjalën e tij presidenti Begaj foli edhe agresionit ushtarak rus, në Ukrainë, teksa nënvizoi se efektet e këtij agreisoni janë të shumëfishta, duke evidentuar në mënyrë të veçantë efektin e drejtpërdrejtë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në mbyllje të fjalës, Presidenti Begaj bëri thirrje për përcjelljen e një mesazhi të përbashkët të liderave nga ky forum, duke nënvizuar, se pavarësisht situatave gjeopolitike, e ardhmja e rajonit do të jetë në familjen evropiane dhe euroatlantike.
Gazetar Artur Mata
/rtsh.al/