E Shtunë, 31 Tetor 2026

Foto e Berluskonit tek pasaportat e Libis

Lideri i Libisë Muamar Gedaffi ka vendosur të përjetësohet…por jo i vetëm.

Koloneli ka urdhëruar stampimin në pasaportat e qytetarëve të tij të një fotoje ku shfaqet bashkë me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni.

Shumë shpejt do të nisë edhe zbatimi i urdhërit prej autoriteteve vendase, ku si imazh do të përdoret një foto ku shfaqen duke u përqafuar Gedafi dhe Berluskoni në vitin 2008 gjatë hedhjes së firmës së marrëveshjes së miqësisë dhe bashkëpunimit mes Italisë dhe Libisë.

Mediat vendase shprehen se për nisjen e punës mungojnë vetëm disa formalitete teknike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›