Fotogaleri- Protestuesit shkulin kangjellat në trotuare dhe bllokojnë qarkullimin në rrugët e Tiranës

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Grupe të rinjsh pjesëmarrës në protestë të ndarë në disa akse të kryeqytetit kanë shkulur kangjellat në trotuaret afër ministrisë së Arsimit, atë të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe në ministrinë e Ekonomisë.
Ata u kanë vënë flakën disa kazanëve të plehrave dhe i kanë spostuar në mes të rrugëve duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në disa rrugë të Tiranës.
Po ashtu, të rinjtë dëmtuan biznese në rrugë, spotet e reklamave dhe stacionet e autobuzëve.
Akte dhune në rrugë gjatë protestës në Tiranë. 1 nga 27/e.i/j.p/