E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotografia e papublikuar e Beatles del në ankand

Një fotografi e papublikuar asnjëherë më parë e grupit legjendar Beatles do të shitet në ankand për rreth 14 mijë euro, në Londër. Fotografia është një nga gjashtë të tillat, të cilat u realizuan për kopertinën e albumit “Abbey Road”.

Fotografia është bërë në vitin 1969 dhe na shfaq pjesëtarët e grupit duke ecur në një rrugë në Londër në drejtim të kundërt, jo si fotot e tjera të kopertinës së diskut. Gjithashtu Paul McCartney ka sandale të veshura ndërkohë që, tek fotoja e albumit është zbathur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›