E Diel, 1 Nëntor 2026

Fotografia që kushton 4.3 milionë dollarë

Një imazh i lumit Rhine nga artisti gjerman Andreas Gursky ka arritur shumën 4.3 milionë dollarë në ankandin e Christie's në New York, duke vendosur një rekord të ankandit për një fotografi.

Fotografia panoramike e titulluar ‘Rhein II’, e krijuar në vitin 1999, është njëra prej fotografive të një edicioni prej gjashtë veprave.

Të tjerat janë të varura në New York's Museum of Modern Art dhe London's Tate Modern.

Kjo fotografi e theu rekordin e mëhershëm prej 3.9 milionë dollarë, të arritur nga një fotografi e patitulluar e vitit 1981 nga Cindy Sherman, e cila është subjekt i të gjitha veprave të saj.

‘Rhein II’ është më e madhja nga gjashtë fotografi, të cilat janë krijuar në madhësi të ndryshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›