E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqi kërkon më shumë

Shumë futbollistë ndoshta do të ishin të lumtur po t’i shënonin 11 gola në 15 ndeshje, por sulmuesi kosovar, Shefki Kuqi është i uritur të shënojë më shumë.

“Ndoshta kam mundur të shënoj më shumë gola dhe ekipi të kishte më shumë pikë. Mund t’i shënoja 5 gola më tepër dhe ekipi do t’i kishte 5 pikë më shumë. Për këtë, nuk mendoj se jam i mirë aq sa do të doja të isha. Kam shënuar dy gola të martën, por nuk ishte e vështirë, ndërsa të shtunën shënova nga penalltia. Këto nuk nënkuptojnë se jam në formë të mirë”, deklaroi Kuqi për mediat angleze.

Ish-futbollisti i Newcastles thekson se është ambientuar, megjithatë mjaft mirë tek Oldhami, të cilin dëshiron ta ndihmojë sa të mundet.

“Para se t’i bashkohesha Oldhamit, nuk kisha ndonjë ide për këtë ligë. Kjo është një mundësi e mirë. Tash i njoh më mirë lojtarët, mund të shkojmë 4-5 pozita më lartë në tabelë. për këtë, unë jam i uritur. Ne kishim gjithmonë rastet tona, por duhet të përmirësohemi ende”, përfundoi Kuqi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›