Fotoja me simbolin e UÇK, mediat: Kaçe mund të ndëshkohet
Postimi në FB i një fotoje ku mbante veshur bluzë me simbolin e UÇK dhe reagimet e shumta që e pasuan, mund të bëhen shkas për ndëshkimin e futbollistit shqiptar Ergys Kaçe, i cili luan me ekipin e PAOK-ut në Selanik.
Sipas mediave greke, ndëshkimi për futbollistin mund të jetë një gjobë ose edhe më i rëndë. Për këtë do të vendosë aksioneri kryesor i PAOK, gjeorgjani Ivan Savidis. "Savidis do të trajtojë çështjen dhe do të vendosë se çfarë do të ndodhë me mesfushorin e ri nga qyteti i Korçës", shkruajnë mediat.
Gjatë orëve të fundit, në foton e tij pati qindra komente, shumë prej të cilave me kritika dhe sulme për futbollistin nga anëtarë grekë të rrjetit social, ndërsa mes tyre lexohet një koment i këtij të fundit ku shkruante: “Falenderoj gjithë shqiptarët për mbështetjen”.
Përvec komenteve në FB, edhe disa media greke e kritikuan këtë veprim, duke botuar edhe një reagim dhënë prej tij një agjencie lajmesh, ku sipas tyre, Ergys Kaçe kishte kërkuar ndjesë.
(Balkanweb)