E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotoja që nuk bëhet më dhe Benetton

Gazeta Shqip

ELJAN TANINI

Banon në Tiranë te Pazari i Ri, në të djathtën rrugë nga busti i Avni Rustemit kur shkon për sipër. Atje ku ka shtëpinë fare pranë ka edhe studion. Është personazh i çuditshëm i cili po të jetonte jashtë vendit do qe edhe më i vlerësuar. Unë kam pasur prej kohësh ca foto të tijat në shtëpi, por nuk e dija që mbanin firmë-shkrepjen G.XH! Ndoshta kjo dëshirë për të bërë një intervistë me të, vjen nga arsyeja e paditur se ato foto të fillim viteve nëntëdhjetë ishin të tijat. Ato foto janë po aq historike sa çdokush do të donte ti mbante apo të përfitonte prej tyre kohën e ndodhur. Në pamje të parë nuk duket si fotograf, e pse duhet të duket! I thinjur, që nuk e tregon aspak moshën, edhe ai shfaqet si një projektim historie për të thënë ato që duhen shkruar. E takoj poshtë shtëpisë së tij në një pasdite gushti dhe ngjitemi bashkë në studion e fotografisë që e ka bashkë me të birin. Kur flas me të gjatë rrugës pak minutëshe, duke shkuar në studio më thotë se kohën e kalon duke bërë foto, e madje më tregon edhe për projektin e tij të fundit, diçka që ka lidhje me 100-vjetorin e Pavarësisë. Tani jam me Gani Xhengon në fotostudion, ku shkrepjet e kohës datojnë që prej vitit 1970.

Kur është shkrepur fotoja juaj e famshme, ajo qe ne të gjithë e kemi parë më shumë?

Mesambaj mend ishte 7 gusht 1991, rreth mesditës, madje ora duhet të ketë qenë 1 ose 2:00. Ishte një gusht i nxehtë, por edhe një ditë si gjithë të tjerat, duke pritur pak a shumë ato që duhet të ndodhnin.

E.T: Si u gjende në port? Po njerëz që shkonin në këmbë rrugës për në Durrës kishte?  A e mban mend si ishte për ty ajo ditë në Durrës?

Ishte kohë e zakonshme, bënte vapë, as që nuk e dija se çfarë do bëja dhe që do të mund të gjendesha atje. Jo vetëm atje, por edhe gjatë asaj dite dhe në kthim njeriu mediton për skenën, apo shfaqjen dhe gjendjen në të cilën u përball atje, apo edhe atmosferën e përgjithshme dramatike. Ishte zymtësi dhe varfëri njerëzish, të cilët përballeshin me vdekjen pas një fije shprese ku fija e shpresës nga larg dukej si një fill i zakonshëm, por në fakt qe një litar për një jetë më të mirë, që gjithmonë mendohej se ishte në perëndim, ku asnjë nuk mendonte për rrezikun e jetës, por vetëm të ikte. Kishte kohë që në Tiranë ishte përhapur  lajmi se nëpërmjet anijeve në Portin e Durrësit, po shkonin drejt Italisë shumë njerëz. Por në fakt, ne nuk është se dinim ndonjë gjë të saktë. Fjalët ishin si avull por asgjë nuk besohej! Unë në atë kohë punoja fotoreporter në ATSH, dhe me të marrë vesh lajmin u nisa. Rrugës, andej në fund të Kombinatit shikoja njerëz të hipur në skoda transporti të zbuluara, të tejmbushura, njerëz mbi suprinën e autobusit, të gjithë vraponin. Midis makinave shikoja edhe njerëz që atë rrugë të gjatë e kishin marrë në këmbë, por edhe me biçikleta. Madje turmat kishin nisur që te 21 Dhjetori e vazhdonin pak nga pak As nuk mund ta mendoja se çfarë do të të shikoja kur të mbërrija atje.

Më përshkruaj pak kohën kur u gjende në port, sa njerëz mund të kishte në det? (në këtë pyetje herë-herë mbyll sytë dhe flet)

G. XH: Ishte si një turmë e madhe si në stadium me kurriz nga unë dhe vështrimin në det. Në kalatë qëndronte anija Vlora që duhet të kishte aty orë të tëra, sepse në çastin që mbërrita unë ishte e mbushur plot me njerëz, mizëri e turmë që donte vetëm të ikte. Mbi kalatë, por edhe te direkët shquheshin vetëm kokat e njerëzve. Ndërkohë, edhe pse dukej sheshit që në anije nuk kishte vend për të gjithë, por ama nuk kishte vend fare, në det njerëz të tjerë vazhdonin të luftonin me lirinë. Më shumë kishte të rinj, por edhe gra me fëmijë në duar. Më shumë se njëqind njerëz mund të ishin në det! Se ma kujtove tani që po më pyet për detin, ishte edhe një litar i madh i lidhur me bregun dhe kuvertën, ashtu siç duket edhe në foto, madje duken edhe të tjerë që përpiqen ta shfrytëzojnë këtë litar si urë nga toka në anije. Njerëz që zvarriteshin në litar, por edhe që binin, por edhe ata që bënin i mbaj mend që nuk hipnin dot lart më pas, sepse kishte shumë njerëz. Por ndonjë edhe çau!

Si e kuptove se çfarë duhet të bëje, dhe se i gjithë çasti ishte historik, që nuk mund të vinte më Ky ishte me të vërtetë një eksod i dytë, kështu duhet quajtur?

Po, ashtu duhet quajtur, sepse i pari tashmë kishte ndodhur dhe nuk kishte pikë krahasimi me këtë. Gjatë muajit mars të vitit 1991 me qindra dhe mijëra shqiptarë kishin zbarkuar në Brindisi, por ishin pak. Unë edhe këtë kohë e kam në foto. Në këtë rast bëhet fjalë për rreth 20 mijë emigrantë që ishin të gjithë brenda në një anije, nga ku nuk doja të më kalonte asnjë çast pa mbaruar me gjithë stresin tim për të bërë fotot atje Në port kishte kakofoni të madhe. Dukej si vend bletësh, grenxash dhe mizash. Humbje po mos të dije se çfarë kërkoje. Si për çudi, atë ditë të gjitha dyert e portit ishin të hapura, nuk dihej pse i kishin hapur! Turmat hynin sikur do të shkonin për të parë ndonjë ndeshje në stadium Kur mbërrita buzë detit për fat të mirë aty gjendeshin disa stiva të larta, që nuk më kujtohet mirë se çfarë ishin, hipa mbi to dhe prej aty nga e majta në të djathtë dukej se e gjithë vija buzë detit ishte e mbushur rrafsh me njerëz. Një vijë që mund të shkonte pa frikë rreth një kilometër.

Kjo është një ndër fotot e tua më të famshme, dhe shumë e përfolur se shumica e njerëzve nuk e njohin se kush e ka bërë. A e ka kjo foto një titull? Po e kuptoje që po bëje një foto historike, e cila nuk bëhet kurrë më?

Jo vetëm këtë, por unë e kuptova që me fillimin e proceseve demokratike në Shqipëri, dhe me ngjarjet e ambasadave. Isha fotoreporter, të gjithë kishim frikë, sepse fotot tona shikoheshin ende nga sipër. Pra edhe fotot që i bënim, i bënim edhe me frikë. Jo vetëm që fotografoja si i frymëzuar nga ngjarje të rëndësishme historike, të cilat do të pasoheshin me ndryshime dhe data. Unë mendoja edhe për gjendjen time, por ngjarjet ndodhnin për të shkruar histori dhe detyra ime ishte që ti regjistroja, sepse isha i bindur se ndryshimet do të vinin shpejt. Kishte pak njerëz që besonin kështu, dhe nuk u vinin rëndësi fotove që bënin. Ndoshta kolegë të tjerë nuk besonin në ndryshimet që do të pasonin dhe prandaj nuk u angazhuan. Por shtysa ishte edhe profesionale e më pas edhe politike. Koha e vërtetoi që unë isha menduar mirë në fillim të viteve nëntëdhjetë, sepse pas eksodit të ambasadave unë i kam fotografuar ngjarjet në mënyrë kronologjike.Po, për nga jeta është një ndër fotot e mia më të dashura, është ajo gjendja siç ndihem unë kur bëj foto. Është foto që edhe unë vetë nuk e bëj dot më për shumë arsye! Edhe në albumin tim Rilindje, e kam titulluar DREJT PERËNDIMIT.

Charles Bukowski shkruan diku se shumica e njerëzve ishin të çmendur, por edhe pjesa që nuk ishin të çmendur ishin të zemëruar. Dhe pjesa që nuk ishin as të çmendur e as të zemëruar ishin thjesht të budallepsur. Më shumë kjo shprehje shkon si pyetje për atë ditë, po njerëzit si dukeshin atje?

Atyre që u kam bërë foto unë, ishin pothuaj të veshur me bluza të bardha, me pantallona teritali dhe xhinse E ke vetë parasysh nga ekrani atë profilin shqiptar të viteve nëntëdhjetë, ashtu ishin Zotërohej një atmosferë e zymtë, njerëz që përshëndeteshin me duar, të shqetësuar e të mërzitur. Gra me fëmijë, por kishte edhe nga ata që në det luftonin me detin, mundin, kohën dhe jetën. Ndërsa aty ku kam bërë unë fotot kishte vetëm heshtje, spektatorë të heshtur. Qanin! P

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›