E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Greqia kërkon më shumë kohë nga BE

Gazeta Shqip

Kryeministri grek, Antonis Samaras

Kryeministri grek, Antonis Samaras ka kërkuar më shumë kohë për të zbatuar shkurtimet e ashpra të shpenzimeve dhe reformat.  Në një intervistë të botuar të mërkurën për të përditshmen gjermane Bild, Samaras tha se Greqisë i duhet një hapësirë për frymëmarrje me qëllim që të ringjallë më shpejtë ekonominë dhe të rrisë të ardhurat e shtetit.

Ai i bëri këto komente para bisedimeve të sotme me kreun e eurozonës, Zhan-Klod Xhanker si dhe takimeve të kësaj jave me liderët gjermanë dhe francezë. Samaras është nën presion për të treguar se Greqia mund të përmbushë angazhimin e saj që brenda dy vjetësh të shkurtojë shpenzimet publike në vlerë prej 11.5 miliardë euro, në mënyrë që të kualifikohet për pagesën e ardhshme prej 31.5-miliardë eurosh në muajin shtator.

Moszhbllokimi i fondeve mund ta çojë Greqinë drejt dështimit të larjes së borxheve të saj masive publike. Ndërkohë, udhëheqësit e eurozonës kanë rezistuar deri më tani që të zbusin kushtet e pakos së shpëtimit.

22 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Kriza, Greqia kërkon më shumë kohë nga BE burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›