E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotolajm/ Gjyshërit Berisha pinë kafe, nipërit e mbesat me akullore

TIRANE - Pas një dite të ngarkuar pune kryeministri Berisha ka zgjedhur të kalojë një mbrëmje të qetë e larg politikës. Vëmendja nga zgjedhjet që po afrohen, koalicionet e mundshme, zhvillimet në kampin opozitar e të tjera çështje si këto nuk mund të largohej më mirë se sa përmes një shëtitjeje me nipër e mbesa, i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij Lirie Berisha.

Në fotot e publikuara prej në FB, kryeministri Berishasi një gjysh i kujdesshëm duket teksa shëtit me ta në një qendër tregtare, më pas i ndihmon nipat e mbesat në këndin e lojërave, të ngjiten ne lodra, të marrin atë që kërkojnë e në fund mblidhen në një tryezë. Gjyshi për një kafe e nipërit e mbesat për një akullore.

Redaksia Online
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›