PS në kom. e Sigurisë: Noka të japë dorëheqjen, vrasjet si në Siri
Të tjera rreth shkrimit Rama: Po armatosen ministra e deputetë
TIRANE- Deputetët socialistë i kërkojnë ministrit të Brendshëm të japë dorëheqjen për shkak, të situatës së rënduar të kriminalitetit. “Ministri i Brendshëm, Flamur Noka duhet të japë dorëheqjen. Tre të vrarë vetëm dje, kjo nuk ndodh as në Siri”- ka thënë deputeti i PS-së, Gazmir Bizhga në mbledhjen e sotme të komisionit të sigurisë ku pr/ligji për armët vazhdon të debatohet mes opozitës dhe maxhorancës.
Pr/ligji për armët në nenin 18-të parashikon se deputetë, ministra, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, zv/ministra, prefektë si dhe drejtues të shoqërive tregtare që kanë një
kapital mbi 50 milionë lekë, mund të mbajnë armë.
“Mos bëni politikë me ligjin e Armëve. Mos bëni politikë, ministri i Brendshëm do rivijë për raportim”- i ka thënë kryetari i Komisionit të Sigurisë Leonard Demi
Deputetit socialist i cili tha se “Ky ligj është zero para situatës kriminalistike” ndërsa Pirro Lutaj u shpreh se “ditën e funeralit të Kryekomisarit PD bëri aktivitete politike”