Fotot/ Njerëz në barrela dhe shtëpi të rrënuara, shkon në 280 numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan, 600 të plagosur

Ka shkuar në 280 numri i viktimave dhe 600 numri i të plagosurve nga tërmeti që goditi Afganistanin. Tërmeti 6.1 i shkallës rihter ndodhi rreth orës 01:30 të mëngjesit dhe ishte 44 km (27 milje) nga qyteti juglindor i Khost.
Lëkundjet e fuqishme u ndjenë në Kabul, Ghazni, Maidan Wardak, Logar, Paktika, Paktia, Laghman dhe Nangarhar. Në pamjet e publikuara nga Bakhtar shihen njerëz në barrela dhe shtëpi të rrënuara. Helikopterët dhe ambulancat mbërritën në zonat e goditura nga tërmeti për të bërë të mundur evakuimin e të plagosurve.
Pas pas tërmetit, drejtori për informim dhe kulturë në provincën Khost, Shabir Ahmad Osmani deklaroi se nga tërmeti humbën jetën 25 persona dhe 95 të tjerë u lënduan, por ky numër tashmë ka arritur në qindra të vdekur dhe qindra të plagosur.
/rtsh.al/