E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tërmet në Afganistan, humbin jetën 250 persona, të plagosur qindra të tjerë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Afganistanin, provincën Paktika, si pasojë e të cilit 250 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 150 të tjerë janë plagosur.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, lëkundjet u ndjenë në Afganistan, Pakistan dhe Indi. Lëkundjet e forta sipas BBC, u ndjenë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

Zëdhënësi i qeverisë Bilal Karimi ka deklaruar se fatkeqësisht tërmeti i fortë në katër rrethe të Paktika vrau dhe plagosi qindar persona dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi.

“Fatkeqësisht, mbrëmë pati një tërmet të fortë në katër rrethe të provincës Paktika, i cili vrau dhe plagosi qindra bashkatdhetarë tanë dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi. Ne u bëjmë thirrje të gjitha agjencive të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për të parandaluar katastrofën e mëtejshme ”, tha zëdhënësi i qeverisë, Bilal Karimi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›