Fotot/ Reshje rekord në Seul shkaktojnë 8 viktima, plagosen 9 persona, 6 të zhdukur

Shirat e dendur në Seul kanë shkaktuar 8 viktima. Shumë shtëpi, rrugë dhe stacione metroje në Kryeqytetin e Koresë së Jugut u përmbytën si pasojë e shirave të dendur, duke detyruar qindra banorë të evakuoheshin.
Ministria e Brendshme dhe Siguria e Koresë së Jugut ka deklaruar se tre prej viktimave ishin bllokuar në një bodrum të përmbytur, 9 të tjerë ishin plagosur dhe 6 mbeten ende të zhdukur. Sipas CNN, autoritetet kanë ngritur alarmin më të lartë të nivelit 3 të emergjencës.
/rtsh.al/