E Diel, 1 Nëntor 2026

Fotot e panjohura të Laura Vorpsit, pëlqen armët e mesazhet për seksin

TIRANE - Mund të quhet edhe e bukura e bisha në këtë rast, nëse u referohemi fotove që shihni. “Bad girl Laura is in the town” është ndërkohë diçitura e fotove agresive të zëdhënëses sensuale të Partisë Demokratike, Laura Vorpsi. Pas publikimit të fotove të saj në plazh, menjëherë pasi ajo u emërua zëdhënëse e selisë blu, ja ku dalin në qarkullim të tjera foto ku Laura shfaq anën e saj të egër kësaj here, dhe “hard” në mënyrën se si prezantohet për sa i përket edhe qëndrimit të saj për seksin.

Përveç pistoletës që mban në dorë dhe në brezin e pantallonave xhins ajo ka veshur një bluzë në të cilën shkruhet “I want your sex, I want you” (e dua seksin tënd, të dua ty), duke zbuluar një vajzë krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim brenda kostumit serioz të politikës dhe larg tabuve për seksin. Fotot duket se janë realizuar në një tarracë pallati shumëkatësh në Tiranë, nga ku Laura pozon e lirshme për të demonstruar njësoj si Angelina Jolie në filmin plot aventurë e fantazi “Tomb Raider”.

Publikimi i fotove në plazh pak muaj më parë, ku ajo shfaqej me rroba banje, u bë nga persona dashakeqës sipas Laurës, me qëllimin për t’i dëmtuar imazhin asaj, pikërisht në momentin që ajo impresionoi publikun si fytyra e re e PD-së në podiumin e përçimit të deklaratave të fuqishme politike. Ndërkohë që nuk dihet se si do të jetë reagimi i Vorpsit për këto foto, që mund të konsiderohen dhe aktrim nga ana e saj, për të provuar një adrenalinë ndryshe, edhe pse asnjëherë nuk ka tentuar t’i hyjë botës së showbizz-it.

Shpërndarësit e këtyre fotove në rrjetet sociale kanë vendosur dhe mbishkrime përkatëse mbi pozat e saj, duke bërë një analogji mes Laurës dhe Arkimed Lushajt (Stresit), i cili ka një klip me titull “Bad Boys in the town”, ku shfaqet i armatosur. Pedagogia 26-vjeçare e Drejtësisë, në intervistën e saj të parë për gazetën “Panorama” pasi u emërua zëdhënëse e PD-së, pohoi se fotot ishin thjesht hobi e rinisë së hershme të saj, pasi tashmë nuk i intereson as moda dhe as televizioni. Për fotot në plazh ajo tregoi se ishin realizuar rreth gjashtë vjet më parë nga një miku i saj fotograf dhe i njohur në botën e artit, të cilat u shpërndanë me dashakeqësi sapo ajo u emërua zëdhënëse e PD-së. Ndërkohë që për sa i përket jetës private, Laura është e fejuar prej dy vitesh me ish-misterin 28-vjeçar nga Tirana, Geri Shahu.

(er.nu/panoramaplus/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›