Fqinjët ngushëllojnë me trëndafila nënën e vrasësit norvegjez
Anders Brejvik është i çmendur. Kështu ka deklaruar avokati i tij. Shteti po mundohet të ngrejë ndaj tij një akuzë për krime kundër njerëzimit, çka do e rriste qëndrimin e tij në burg deri në 30 vjet.
Ndërkohë, përpara shtëpisë së vrasësit- djall ka trëndafila. Një pamje që të trazon- por trëndafilat nuk janë për të, por për nënën e tij.
Fqinjët thonë se edhe ajo është viktimë e djalit të saj.
Një godinë me tulla të kuqe në perëndim të Oslos. Këtu ka jetuar Brejvik bashkë me mamanë e tij. Dera është e mbyllur. Që kur ka ndodhur krimi, mamaja e tij është zhvendosur. Kurse babai i Brejvik ka deklaruar se do ishte më mirë që i biri të kishte vrarë veten.