MPPTT: Rama ua dha spotet tre medieve që e mbështesnin

Zëdhënësja e kësaj ministrie, Arminda Qylafku, tha se opozitës i mungon totalisht mendimi politik dhe alternativa. “Që nga viti 2005 e deri më sot, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit dhe institucionet e saj të varësisë, kanë shpenzuar në botime 177 milionë lekë.
Në këtë shumë, 113 milionë lekë, ose 64. %, e zënë njoftimet e shpronësimit; 7 milionë lekë, ose vetëm 15 % e zenë spotet informuese, 23 milionë apo 13 % e zënë njoftimet për prokurime publike, 14 milionë ose 8 % e zënë njoftimet për koncesione. Më duhet të sqaroj se botimi i njoftimeve për shpronësim në gazetat e përditshme nuk është një dëshirë e ministrit, apo e cilitdo zyrtar, por është një detyrim ligjor. Sa për të ilustruar, janë 105 vendime shpronësimi që prekin rreth 11 mijë qytetarë, që janë botuar në të përditshmet e vendit, në përputhje me kërkesat e ligjit, që e detyron ministrinë që t’i botojë njoftimet e shpronësimit në dy gazeta me tirazh kombëtar”, theksoi.
Ajo tha se njoftimet janë botuar në të gjitha gazetat. “Z.Rama, nuk mundet të gënjejë ditën për diell, kur vetë ai, në të gjitha vitet që ka drejtuar bashkinë e Tiranës, ka publikuar njoftime vetëm në tre gazeta, Shekulli, Shqip dhe Gazeta Shqiptare. Sigurisht, as kjo që ka bërë zoti Rama nuk është shkelje e ligjit, por është qartësisht klientelizëm. Për sa u përket spoteve, sikurse ju kemi njoftuar edhe dy ditë më parë, theksoj se gjithsej janë bërë tre spote, me një vlerë prodhimi dhe transmetimi prej 27 milionë lekë. Të tre spotet janë bërë në vjeshtën e vitit 2008, shumë larg fushatave, gjë që rrëzon pretendimin se janë përdorur për qëllime elektorale. Kanë patur për qëllim informimin e publikut dhe vetëm kaq“, theksoi Qylafku.
Zëdhënësja e MPPTT-së, tha se spotet televizive janë transmetuar në tre televizionet kombëtare. “Ndryshe nga zoti Rama, që ka ndjekur linjat klienteliste të përdorimit të pushtetit për të influencuar shtypin, pasi në të gjitha vitet që ka drejtuar bashkinë e Tiranës, ka publikuar njoftime vetëm në dy televizione lokale, Vision + dhe News 24, dhe vetëm në një televizion kombëtar, Top Channel, ne u jemi drejtuar tre televizioneve kombëtare, atyre që kanë audiencën më të lartë dhe që prekin më shumë qytetarë. Zoti Rama nuk mund dhe nuk duhet të gënjejë ditën për diell, qoftë edhe duke keqpërdorur z. Shalësi, apo samarxhinj të tjerë, pasi gënjeshtrat nuk janë ajo çka presin socialistët prej tij, gjithmonë nëse ka mbetur ende ndonjë që pret”, vijon deklarata. /Start/
2012-09-24 16:24