E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca Al-Assad i ka ditet e numeruara


Ministri i Jashtëm i Francës, Alain Juppe, i cilësoi si të “numëruara” ditët e qeverisë siriane, pasi Liga Arabe vendosi sanksione të ashpra ndaj vendit për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave.

Liga aprovoi gjatë së dielës masa të ashpra ekonomike, përfshi ngrirjen e të gjitha aseteve siriane, bllokimin e investimeve apo moslejimin e hyrjes në vend të zyrtarëve të lartë të Damaskut zyrtar.

Më shumë se 3 500 persona kanë humbur jetën në protestat për më shumë të drejta demokratike dhe liri që kanë filluar që në muajin mars, por qeveria e presidentit Bashar al-Assad vazhdon të fajësojë për këto ngjarje grupet militante dhe bandat e sponsorizuara nga SiriaLiga Arabe shpall sanksionet ndaj Sirisë Siri, skadon ultimatumi i Lidhjes ArabeLiga Arabe, sanksione ndaj Sirisë perëndimi.

Në një emision në një radio franceze, Ministri Juppe deklaroi gjatë të hënës se: “Siria ka mbetur tërësisht e izoluar dhe ditët e presidenti al-Assad janë të numëruara. Për fat të keq, gjërat kishin ecur ngadalë deri tani, por vendimi i Ligës Arabe përbën një goditje të madhe për Damaskun. Pas perëndimit, ngrirja e marrëdhënieve me vendet e tjera arabe e lë Sirinë krejtësisht të izoluar”.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur më parë sanksione ndaj Sirisë. Megjithatë, një rezolutë që dënonte ashpër dhunën në vend u bllokua në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Rusia dhe Kina, gjatë muajit tetor. Sipas dy superfuqive, rezoluta i hapte rrugën një ndërhyrje ushtarake të ngjashme me atë të Libisë.

Ndërkohë, sipas aktivistëve, 11 persona të tjerë humbën jetën gjatë të hënës, në përleshjet që vazhdojnë midis autoriteteve dhe protestuesve.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

99-vjetori i pavarësisë, festime në Vlorë
Ceremoni në ditën e krijimit të shtetit shqiptar
Të ndarë për festat
Kryeqyteti feston Ditën e Flamurit
Po nëse euro "vdes"?!
Rama uron nga Prishtina Ditën e Flamurit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›