Përkujtohet kryegjyshi i parë bektashian
Jeta dhe vepra e kryegjyshit të parë bektashian shqiptar Sali Njazi Dedeit, ishte në qëndër të simpoziumit të organizuar nga kryegjyshata shqiptare. Sali Njazi Dede është themeluesi i kryegjyshatës botërore në Shqipëri, pasi në vitin 1925 Ataturku me ligj ndaloi dhe mbylli teqet bektashiane në Turqi.
Ai i dha një dimension të ri bektashizmit në Shqipëri dhe mardhënieve e bashkëpunimit me teqet në rajon dhe në botë. Kryetari i komuntetit bektashian Baba Dede Edmond Brahimaj u shpreh se Sali Njazi Dede është një nga kontribuesit kryesorë për rritjen e besimit bektashian një Shqipëri.
E ndërsa kreu i komunitetit Haxhi Selim Muça e cilësoi si figurë të shquar të bektashizmit.
Të ftuara në këtë simpozium ishin të gjithë përfqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri. Në postin e lartë si kryegjysh u zgjodh në vitin 1913, në Haxhi Bektash. Ai është edhe dëshmorë i luftës për çlirimin e vendit pasi u vra në vitin 1941, nga pushtuesit nazifashistë, pasi nuk pranoi të nënshkruante aktin e kapitullimit të Shqipërisë.