Franca Bllokimi hekurudhes shkaqe sigurie
Franca ka dhënë menjëherë shpjegime në lidhje me bllokimin e njëanëshëm të linjës hekurudhore që e lidh me Italinë.
Parisi zyrtar njoftoi se kjo është një masë e përkohëshme për sigurinë publike, pasi para stacionit hekurudhor të Ventimiglia-s po zhvillohej një manifestim pro-emigrantëve.
Duket se bllokimi i përkohëshëm i transportit hekurudhor, nuk ka patur të bëjë me lejet e dhëna nga Italia, por për arsye sigurie.