E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia rebelet kontrollojne Axhidabian

Forcat rebele vazhdojnë të kontrollojnë qytetin e Axhidabias, 160 kilometra në jug të kryeqendrës rebele, Bengasit.

Lajmi njoftohet nga agjensia e lajmeve, ANSA sipas të cilës kundër qytetit është ndërmarrë një ofensivë e forcave besnike të Gedafit, ofensivë kjo e cila është sprapsur nga rebelët, që tashmë kontrollojnë edhe daljet perëndimore të Axhidabias.

Raportohet gjithashtu se në qiejt mbi Axhidabia patrullojnë dy avionë të NATO-s duke kontrolluar pozicionet e artielerisë së forcave të Gedafit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›