Franca, Covid apo grip? Coman i infektuari i fundit, është një

Është një kundërshtar më shumë, përveç Argjentinës, në rrugën e fitores së Francës në Botëror. Është një virus që po infekton ngadalë ekipin. Nuk dihet nëse është një grip i thjeshtë apo Covid, duke qenë se analizat nuk janë të detyrueshme për FIFA-n, por sigurisht që shqetëson transalpinët dhe nuk është pak. Të parët që u prekën ishin Upamecano dhe Rabiot. Mbrojtësi kishte ethe dhe dhimbje fyti, por arriti të ulet në stol për ndeshjen kundër Marokut. Nga ana tjetër, lojtari i Juventusit ka mbetur në ambjentet e hotelit për simptomat e gripit, të cilat kanë prekur edhe Coman orët e fundit.
Franca po merr një sërë kundërmasash për të ndaluar përhapjen e virusit që ka prekur ekipin e tyre, përpara finales së Kupës së Botës kundër Argjentinës. Shkak mund të jetë edhe i ashtuquajturi “gripi i devesë”, një virus që po përhapet në Katar dhe po prek disa sportistë. I përket familjes së koronoviruseve dhe prek traktin respirator.
Edhe pse trajneri Didier Deschamps është i bindur se Upamecano dhe Rabiot do të jenë sërish të disponueshëm për finalen e së dielës, dyshja fillimisht u izoluan nga të tjerët. Të dyve iu bashkua Kingsley Coman, i cili ishte gjithashtu me ethe siç u zbulua nga vetë komisioneri teknik, i cili u përpoq të nënvlerësonte atë që ndodhi. “Nuk ka asnjë shqetësim të veçantë për një epidemi të mundshme, këto janë raste me temperaturë për shkak të efekteve të ajrit të kondicionuar në stadiume dhe në mjedise të ndryshme. Sigurisht, deri tani ne jemi të ndjeshëm ndaj gjithçkaje që është virale dhe kemi marrë masat e nevojshme”.