E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca: Vrasja e Bin Laden, fitore për demokracinë

Vrasja e Osama bin Ladenit në Pakistan nga forcat amerikane është një fitore për të gjitha demokracitë që luftojnë kundër kësaj katastrofe të madhe që është terrorizmi, deklaroi sot ministri francez i Punëve të Jashtme, Alain Juppe.
 

"Franca, SHBA-ja si dhe vende të tjera evropiane kanë bashkëpunuar ngushtë për të luftuar kundër terrorizmit. Ky është një lajm që më gëzon pa masë', shtoi ai për radion publike 'France Inter'.
 

Alain Juppe theksoi gjithashtu se 'vrasja e shefit të Al-Kaedës nuk do të zhdukë kërcënimin e atentateve'.
 

'Ne do të jemi më vigjilentë se kurrë. Kërcënimi terrorist është i lartë dhe për fat të keq është parë kohët e fundit në Marrakech', shtoi ai.
 

Presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi se shefi i Al-Kaedës, Osama Bin Laden u vra sot në Pakistan gjatë një operacioni të komandos amerikane duke i dhënë fund ndjekjes së gjatë të nxitësve të atentateve të 11 shtatorit 2001.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›