Osama bin Laden mund të jetë varrosur në det

Trupi i terroristit Osama bin Laden, sipas mediave ndërkombëtare, ndodhet në duart e trupave amerikane ndërsa një zyrtar amerikan theksoi se kryeterroristi është varrosur në det bazuar në traditën islame.
Faqe të ndryshme në internet vënë në dyshim origjinalitetin e fotos me imazhin e fytyrës së masakruar të Bin Laden të shpërndarë nga televizioni pakistancez, duke komentuar se fotoja e publikuar është një imazh i vjetër i përpunuar, që ka qenë në qarkullim prej shtatorit të vitit 2006.
Ndërkohë edhe roli i shërbimit pakistanez të inteligjencës mbetet në hije. Operacioni duket se është kryer me këtë shërbim, por autoritetet e Islamabadit e kanë përgënjeshtruar.