E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca bie në recesion, ekonomia u tkurr në tremujorin e parë të vitit

euro-recesionFrancë- Ekonomia franceze ka rënë në recesion pas tkurrjes prej 0.2% në tremujorin e parë të vitit. Ekonomia e Francës u tkurr me të njëjtën sasi në tremujorin e fundit të vitit 2012.

BBC-ja raporton se Franca ka papunësi rekord dhe besim të ulët të konsumatorit.

Shifrat gjermane të rritjes gjithashtu janë publikuar, duke treguar ekonominë e saj, të fortë në Eurozonë, e që u rrit me vetëm 0.1% në tremujorin e parë të vitit.

Kjo ishte edhe nën rritjen 0.3% që pritej sipas një sondazhi të ekonomistëve. Shifrat paraprake nga Zyra e Statistikave gjithashtu treguan ekonomia gjermane ishte tkurrur me 1.4%, në krahasim me një vit më parë.

Një deklaratë thuhej se kjo kishte pjesërisht të bënte me motin e ashpër të dimrit. Më parë këtë muaj, Komisioni Evropian kishte paralajmëruar se Franca do të hynte në recesion këtë vit dhe tha se ekonomia e Eurozonës do të tkurret me 0.4% këtë vit.

Banka Qendrore Evropiane uli normat e interesit në mbledhjen e saj të fundit, në një rekord të ulët si një përpjekje për të stimuluar rritjen ekonomike.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›