Festivali i Filmit në Kanë, Di Caprio me The Great Gatsby çel siparin
Leonardo DiCaprio dhe regjisori Baz Luhrmann pritet të parakalojnë në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë me produksionin ‘The Great Gatsby’, i cili do të çelë edhe siparin e këtij festivali vjetor famëmadh.
Filmi, i bazuar në romanin e F Scott Fitzgerald, gjithashtu shfaq yje të tjerë siç është aktorja britanike Carey Mulligan. Komentet në fillim mbi filmin kanë qenë të përziera edhe pse DiCaprio është lavdëruar në rolin qendror si kontrabandist pijesh alkoolike Jay Gatsby.
Në mes 20 filmave në garë, përfshihen filmat nga vëllezërit Coen dhe Roman Polanski. DiCaprio, i cili ka punuar me Luhrmann në vitin 1996 në përshtatjen e ‘Romeo dhe Xhulieta’, tha se ai e kishte lexuar librin në shkollë, por pranoi se “nuk kishte mjaft lidhje me mua”.
Një poster i madh i festivalit zbukuron pjesën e përparme të ‘Pallatit të Festivaleve”.
Juria e këtij viti, e cila vendos për Palmën e Artë, çmimi më i madh i festivalit, është duke u kryesuar nga regjisori amerikan Steven Spielberg dhe përfshin Nicole Kidman dhe fituesin e Oscar-it Christoph Waltz.
Filmat e tjerë në garë përfshijnë atë të Steven Soderbergh ‘Liberace biopic’, ‘Behind the Candelabra’; Nicolas Winding Refn me ‘Only God Forgives’, Alexander Payne me ‘Nebraska’; Jim Jarmusch me ‘Only Lovers Left Alive’.
Michael Douglas, Matt Damon, Ryan Gosling dhe Alain Delon janë ndër yjet që priten në vendpushimin francez për festivalin, i cila përfundon më 26 maj.
Dorina Bilbili/IDEA/