E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca dënon krimet e kryera në Siri

Forcat siriane vijojnë shtypjen e protestave, dukë ndërmarrë operacione të reja që përfunduan me vrasjen e 7 demonstruesve sot në qytetin e Homsit.

Rezidentët thanë se qendra e Homsit ishte mbyllur, linjat e telefonit janë shkëputur teksa janë dëgjuar edhe të shtëna.

Më shumë se 2200 persona mendohet të jenë vrarë që prej fillimit të protestave të paprecedenta në vend.
“Mënyra se si Siria i ka shtypur protestat popullore është e papranueshme”, theksoi Jupe, sipas agjencisë franceze të lajmeve “AFP”.

Ai foli gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij rus, Sergei Lavrov në Moskë.
Kryeministri francez theksoi se Siria do të përballet me sanksione të tjera nëse nuk ndryshon kurs.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-07 14:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›