“Gërdeci”, çfarë monotonie!

Seanca e radhës që rinisi këtë të mërkurë në Gjykatën e Tiranës përfundoi pa sukses, pasi edhe kësaj here avokatët munguan.
Shtyrja e seancave për mungesë të palës mbrojtëse është bërë tashmë diçka normale në këtë proces, që ka nisur më shumë se dy vite më parë. Takimi i radhës u la për të premten, teksa në seancën e sotme u konstatua se mungonin 17 avokatë mbrojtës, duke ardhur në seancën vetëm gjashtë.
Nga të pandehurit, në seancën ishin vetëm Dritan Minxolli, Ylli Pinari dhe dy ish-ushtarakë, ndërsa të tjerët duket se nuk e kishin “çarë kokën” për të ardhur në gjyq. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në mars të vitit 2008, asnjë person nuk është brenda hekurave, ndërsa në proces gjykimi janë rreth 28 të pandehur, midis tyre edhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe drejtues të kompanisë së demontimit të armëve. /S.Ll/Start/
2011-09-07 15:40