E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Franca do të paguajë bonus për riparimet e rrobave për të ulur mbeturinat tekstile

Qeveria franceze do të paguajë një “bonus riparimi” në një skemë të re që synon uljen e mbetjeve tekstile ku rreth 700,000 tonë veshje hidhen çdo vit në Francë.

Nga tetori, njerëzit do të jenë në gjendje të kërkojnë nga 6 deri në 25 euro koston e riparimit të rrobave dhe këpucëve në punishte që i janë bashkuar skemës.

Sekretarja e Shtetit për Ekologjinë, Bérangère Couillard njoftoi stimujt financiarë gjatë një vizite në një qendër të përgjegjshme të modës në Paris. Bonusi i riparimit do të paguhet nga një fond prej 154 milion euro që qeveria franceze ka lënë mënjanë për pesë vitet e ardhshme.

“Qëllimi është të mbështesim ata që kryejnë riparime” tha Couillard. Kjo do të inkurajonte punëtoritë dhe shitësit me pakicë që të ofrojnë shërbime riparimi me “shpresën e rikrijimit të vendeve të punës”.

Më shumë se 100 miliardë tekstile shiten në mbarë botën çdo vit, në Francë, kjo përkthehet në rreth 10.5 kg në vit për çdo person.

“Refashion” synon të inkurajojë njerëzit jo vetëm të riparojnë dhe ripërdorin veshjet e tyre, por të reduktojnë sasinë e tekstileve që blejnë dhe të dhurojnë ato që nuk duan më. Rreth 56% e donacioneve mund të përdoren përsëri dhe 32% mund të riciklohen në diçka të re.

Skema e bonusit të riparimit është pjesë e një plani nga qeveria franceze për të reformuar industrinë e tekstilit, një nga më ndotëset në planet citon TheGuardian.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›