E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca e Polonia kerkojne rritje te buxhetit europian

Për Presidentin francez Hollande, shpenzimet për rritjen dhe zhvillimin e BE nuk duhet të ulen pavarësisht krizës financiare. Gjatë një vizite në Poloni ku është takuar me krerët e shtetit, Hollande ka diskutuar për rëndësinë e marrëveshjes që duhet të arrihet në samitin e ardhshëm të BE më 22 dhe 23 nëntor për miratimin e projektbuxhetit europian prej 1 trilonë eurosh.
Hollande dhe kryeministri polak Donald Tusk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët mbi objektivat e tyre ndaj këtij buxheti.
Nuk besoj se ka një kontradiktë të shpenzimeve për politikën bujqësore të përbashkët dhe Fondin e kohezionit. Këto shpenzime gjenerojnë rritje ekonomike më shumë se cdo gjë tjetër. Transferimi i këtyre burimeve nga Fondi i kohezionit në një vend si Polonia mundëson më shumë investime në energji apo në transporte, që është një mundësi e mirë për rritjen ekonomike në Europë.
Gjermania, Britania, Suedia dhe vende të tjera anëtare të BE kërkojnë të minimizojnë kontributet e tyre në buxhet. Kjo vjen në një kohë kur e gjithë europa është në përpjekje për të ulur borxhet kombëtare, me një reduktim të shpenzimeve deri në 200 miliardë euro si subvencione bujqësore dhe fonde për zhvillimin e vendeve të varfëra. Por këto vende po përballen me kundërshtimin e ashpër të Polonisë dhe shteteve të tjera të Europës Lindore të cilat mbështesin fonde të tilla për zhvillimin ekonomik, ndër to është edhe Franca.

"Ne jemi të dy të vetëdijshëm se shkurtimet në buxhetin e Bashkimit Evropian janë të nevojshme, që nuk mund të jetë aq i madh në këtë kohë krize ekonomike. Por kjo nuk mund të bëhet në koston e këtyre dy politikave të cilat kanë një ndikim të dukshëm pozitiv mbi politikën e rritjes dhe të punësimit.

Negociatorët e BE do të takohen në Bruksel javën e ardhshme për të diskutuar shpenzimet afatgjata të bllokut për periudhën 2014-2020.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›