E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Shqiperise nderon figurat e artit shqiptar ne 100 vite

Nën tingujt e himnit kombëtar shqiptar ka nisur ceremonia në nderim të kontributit të intelektualëve shqiptarë në ambjentet e kuvendit.
Ishte radha e atyre që kontribuan në 100 vite për artin shqiptar të merrnin nderimin e vecantë nga Kuvendi i Shqipërisë
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka nderuar figura ta artit dhe letrave shqipe që nga Gjergj Fishta, Eqerem Çabej, Ismail Kadare dhe të tjerë intelektualë të ëmdhenje të këtij kombi.

Ishin 48 figura të artit dhe letrave shqipe, të cilët me veprën e tyre kanë bërë sipas zonjës Topalli të realizohet porosia e Fishtës që ai artikuloi pas shpalljes së pavarësisë.

Kryeparlamentarja Topalli ndërsa i dorëzoi familjarëve të këtyre figurave botimin special të kuvendit me aktet e themelimit të shtetit shqiptar, tha se veprimtaria e artit shqiptar u ngrit mbi katër kollona kryesore.

Emocionet ne një nderim të tillë janë të kuptueshme dhe si të tilla nuk munguan

Disa vargje të Lasgushit dhe këngë lirike nën interpretimin e korit dhe të sopranos me famë botërore Inva Mula ishin përmbyllja e një mbrëmjeje të emocioneve të forta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›