Zhbllokohet magjistralja Pejë-Prishtinë

(E plotësuar) Florije Ahmeti, zyrtare për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ka deklaruar për Indeksonline se, tani është zhbllokuar rruga magjistrale Pejë-Prishtinë dhe se trafiku është duke u zhvilluar normalisht.
Ajo tha se, ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe të ujësjellësit, kanë punuar që nga mbrëmë pa ndërprerë për të zhbllokuar rrugën./Indeksonline/
----
Magjistralja Pejë-Prishtinë, në fshatin Korreticë të Drenasit, është e bllokuar mbrëmë rreth orës 11:00 si pasojë e ujit të madh që ndodhet në rrugë.
Shiu i madh që ka renë mbrëmë ka bllokuar kanalet e ujërave të zeza dhe si pasojë rruga vazhdon të mbetet e mbyllur ende në drejtimin Pejë-Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet përkatese të Policisë së Kosovës, Zjarrfikësit dhe ekipet e ujësjellësit.
Ndërkohë, nga Komorani e deri në fshatin Korreticë ka kolona të mëdha të automjeteve.
Florije Ahmeti, zyrtare për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ka deklaruar për Indeksonline se, policët që nga mbrëmë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po e drejtojnë trafikun në njërën pjesë të magjistrales.
Ajo tha se ekipet po punojnë për t'a zhbllokuar trafikun./V.Krasniqi/Indeksonline/