Franca ekstradon te denuarin per vrasje
Franca ekstradon shqiptarin e denuar me 23 vjet burg per vrasje. Arjan Nallbani eshte sjelle mengjesin e djeshem ne aeroportin e Rinasit ne pranga nga agjentet e Interpol Tiranes, pasi ishte kapur disa muaj me pare nga policia franceze. Lajmi behet i ditur nga burime zyrtare te Policise se Shtetit, sipas te cilave 42-vjecari ishte shpallur ne kerkim nderkombetar per vepren penale te "vrasjes per motive te dobeta". Nallbani eshte denuar nga Gjykata e Tiranes, me 23 vjet burg, ne vitin 2001. Ngjarja per te cilen eshte akuzuar ka ndodhur me 31 gusht te vitit 1991, ne kryeqytet, ne afersi te nje bilardoje, ne rrugen "Gogo Nushi". Arjan Nallbani ka goditur me thike ne kraharor Ilir Markun, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjehershme. Pas krimit, ai eshte larguar per te mos rene ne prangat e policise 17 vjet me radhe. Burimet nga policia bejne te ditur se ekstradimi eshte realizuar fale bashkepunimit te Interpoleve te dy vendeve, ndersa ishte bere dhe lokalizimi dhe arrestimi i 42-vjecarit dhe venia perballe drejtesise per veprat e kryera. Nderkohe pas mberritjes ne aeroportin e Rinasit, Nallbani i eshte dorezuar Drejtorise se Burgjeve, e cila pritet te dergoje te ekstraduarin ne nje burg te sigurise se larte, per shkak te vepres penale per te cilen eshte shpallur fajtor.
A.C
A.C