Reagon ministri Bujar Nishani: "Sagem ofroi cmim te ulet dhe kushte sigurie"
Firma franceze "Sagem Securite", e cila doli fituese ne tenderin e kartave te identitetit dhe te pasaportave biometrike, nuk ka asnje lidhje me skandalin ne Nigeri, dy vjet me pare. Ministri i Brendshem dhe i Pushtetit Lokal, Bujar Nishani, ka reaguar diten e djeshme ne lidhje me akuzat dhe aludimet per kompanine qe mori piket maksimale nga komisioni i vleresimit te ofertave. Ndersa deklaroi se "Sagem" u rendit e para, pas nje procesi transparent dhe publik, ministri shpjegoi edhe akuzat e opozites, per te cilat tha se jo vetem kompania fituese, por edhe konkurrentet e tjera ishin paragjykuar para konkursit. "Firma qe u shpall fituese me pike, nuk ka asnje lidhje me skandalin ne Nigeri dhe se dokumentacionet e paraqitura pas kontrollit te komisionit kane rezultuar te rregullta, kurse verifikimet per kompanine nuk konkluduan ne ndonje parregullsi apo precedent", tha Nishani dje, ne nje dalje publike per mediat. Ndersa per fazen e konkurrimit dhe perzgjedhjen, kreu i dikasterit shpjegoi se "Sagem" ofroi kushtet me te mira dhe cmimin me te ulet.