E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca fillon gjobat per percet

Policia ne France thote se i ka vene gjobe nje gruaje te re qe mbante perce. Dje hyri ne fuqi ligji qe ndalon mbajtjen e perces.

Autoritetet thane se gruas i kishin vene nje gjobe prej 215 dollaresh mbreme ne nje qender tregtare ne qytetin Mureaux. Policia tha se dhenia e gjobes nuk u shoqerua me ndonje incident.

Dje policia arrestoi dy gra qe po protestonin kunder ligjit per ndalimin e perceve pasi ato moren pjese ne nje demonstrate qe u mbajt para Katedrales se Notre Damit ne Paris.

Ligji i cili u miratua nga parlamenti ne shtator hyri dje ne fuqi. Policia tha se grate nuk u arrestuan ngaqe ishin me perce por ngaqe kishin marre pjese ne nje proteste te pautorizuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›