Parlamenti i Maqedonise zgjedh kryetarin e ri te Komisionit Shteteror te Zgjedhjeve
Parlamenti i Maqedonise zgjodhi sot kryetarin e ri te Komisionit Shteteror te Zgjedhjeve. Boris Kondarko vjen ne kete post i propozuar nga Lidhja Social Demokrate e opozites deputetet e se ciles megjithate nuk moren pjese ne seance. Partia vazhdon ti bojkotoje punimet e Parlamentit. Zoti Kondarko punon si avokat. Ai ka qene dhe deputet i Lidhjes Social Demokrate nga viti 2002 deri me 2008.
Zoti Kondarko u zgjodh me tetedhjete vota nga 120 deputete sa ka Parlamenti i vendit.
Partia me e madhe ne pushtet VMRO-DPMNE pret qe kryetari i ri i Komisionit Shteteror te Zgjedhjeve te veproje ne baze te interesave te shtetit si perfaqesues jopartiak.
Kryetari i Parlamentit te Maqedonise Trajko Veljanovski ka paralajmeruar se te enjten me 14 prill do te shperbehet Parlamenti dhe te nesermen do ta shpalle daten e zgjedhjeve te parakoheshme parlamentare qe do te jete pese qershori.