E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca kundër armatimit të opozitës siriane, rrezikon luftë civile

Gjatë një prononcimi për radion "France Culture", ministri francez i punëve të jashtme, Alain Juppe tha se "populli sirian është thellësisht i përçarë dhe nëse japim armë një pjese të caktuar të opozitës në Siri, do të organizonim një luftë civile mes të krishterëve, alauitëve, sunitëve dhe shiitëve, kjo mund të ishte një fatkeqësi edhe më e madhe sesa ajo që ekziston sot".
     
Represioni i manifestimeve të opozitës siriane ka shkaktuar më tepër se 8 500 të vdekur përgjatë një viti.
     
"Rusia, që bllokon çdo iniciativë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë, llogarit keq mesataren e afatit. Ajo na akuzon për ndërhyrjen në Libi, beson se ne kemi tejkaluar mandatin tonë në Libi, çka unë nuk e mendoj", tha ministri Juppe, duke theksuar gjithashtu se Rusia ka interesa në Siri, regjimit të të cilit i ka shitur dhe vazhdon t’i shesë armë./Start/

                                                                                             2012-03-15 15:48
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›