E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Haaretz”: Netanjahu po përgatit opinionin izraelit për luftë

Netanyahu po përpiqet të bindë opinionin publik se kërcënimi iranian është i prekshëm e ekzistencial dhe se ka vetëm një mënyrë për ta ndalur e për të evituar një “Holokaust” të dytë. Rruga e vetme sipas tij është një sulm izraelit kundër infrastrukturës izraelite, e cila ndodhet thellë nën tokë.

Në fjalimin e tij para Knesser të mërkurën, Netanjahu u kërkoi kolegëve të tij tërheqin pretendimet se Izraeli është shumë i dobët për t’u përballur me një fuqi rajonale si Irani, dhe si e tillë duhet të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ka më shumë aftësi ushtarake.

Sipas sondazheve të publikuara javën e kaluar, shumica e opinionit publik izraelit mendojnë se do të ishte e rrezikshme një ndërmarrje vetëm e Izraelit pa mbështetjen amerikane.

Për të kundërshtuar këto pretendime, Netanjahu, paraqiti tre shembuj në të cilët paraardhësit e tij nuk kanë ndjekur direktivat amerikane duke marrë vendime të rëndësishme lidhur me të ardhmen e Izraelit: shpallja e pavarësisë në vitin 1948, fillimi i luftës gjashtë ditore në vitin 1967 dhe bombardimi i reaktorit bërthamor në Irak në vitin 1981.

Mësimi është i qartë: Ashtu sikurse David Ben-Gurion, Levi Eshkol dhe Menachem Begin i thanë “jo” Shtëpisë së Bardhë, edhe Netanjahu nuk duhet të jetë i alarmuar nga kundërshtimi i Presidentit Obama.

“Haaretz” thotë se Netanjahu mendon se sikurse edhe në incidentet e mëparshme, SHBA-të mund të shfryjnë në fillim por më pas shpejt do të adaptonin pozicionin e Izraelit dhe do ta mbështesnin.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-03-15 16:51
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›