Franca kunder martesave te homoseksualeve

Me qindra persona kanë marshuar në Paris kundër ligjërimit të martesave mes të njëjtit seks. Të mbështetur nga hierarkia katolike, aktivistët kanë bërë për vete edhe konservatorët, myslimanë dhe evangjelistët. Protestuesit kanë ardhur nga qytete të ndryshme të Francës për tu mbledhur në kryeqytet duke sfiduar temperaturat e ulëta dhe reformën më të fundit të ndërmarrë nga presidenti Hollond e cila pritet të miratohet në muajin qershor. Kisha ka bërë thirrje se Hollond duke aprovuar martesa ndërmjet homoseksualëve po heq vëmendjen nga papunësia në rritje në vend. Organizatorët e protestës kanë bërë të qarët se nuk janë kundër komunitetit LGBT por thjesht mbrojnë institucionin tradicional të martesës. Martesat mes të njëjtit seks njihen si të ligjshme në 11 vende, përfshirë Belgjikën, Portugalinë, Hollandën, Spanjën, Suedinë, Norvegjinë, Afrikën e jugut dhe nëntë shtete amerikane.