Zgjedhjet presidenciale ne eki

Ministri i Jashtëm cek Karel Shvarzenberg është renditur i dyti në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në vend. Tashmë ai do të përballet me ish kryeministrin e majtë Milos Zeman.
Zeman, 68 vjecar ka marrë 24.2 për qind të votave. Por supriza e vërtetë ka qenë ministri 75 vjecar i cili ka marrë 23.4 për qind të votave duke nxjerrë jashtë gare bnëj nga emrat më të favorizuar Jan Fisher.
Duke folur nga selia e tij në Pragë, Shvarzenberg ka falenderuar stafin e tij.
"E di që ekipi im ka bërë një punë të mirë por nuk janë vetëm ata që janë në Pragë, por shumë njerëz në të gjithë vendin më kanë mbështetur në garën time.
Shvarzenberg, është princ me prejardhje nga nëj familje shumë e vjetër aristokrate që dikur kishte shumë prona në qendër të Europës. Aktualisht ministër i jashtëm në kabinetin e qendrës së djathnë, një duhanpirës i rregullt ai nuk ëshët përfshirë ndonjëherë në skandale.
Ai ka mbështetur disidentët antikomunistë prapa perdes së hekurt dhe ka shërbyer si kancelar për Havel.
Ai ka fituar popullaritet duke përdorur rrjetet sociale gjatë fushatës elektorale.
"Ne kemi këndvështrime të ndryshme politike me Zeman. Nuk them se jam më i mirë se ai por jam ndryshe.
Cilido që do të fitojë zgjedhjet presidenciale do e sjellë vendin prej 10.5 milion banorësh më pranë Europës pas një dekade ku euro skeptiku Vaklav Klaus i ëshët shmangur Brukselit duke i lënë cekët jashët bashkimit europian.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të zhvillohet në datat 25 – 26 janar.