Franca në alarm nga vrasësi me motor, 3 sulme brenda javës

Burime të afërta me hetuesit bëjnë me dije se në të tre sulmet është përdorur e njëjta armë dhe i njëjti motor i vjedhur. Në sulmin e sotëm tre fëmijë dhe një mësues u vranë në shkollën “Ozar Hatorah”, teksa një tjetër fëmijë u plagos rëndë. Franca tashmë po kryen një prej ndjekjeve më të organizuara të një krimineli në kohët e fundit.
Presidenti Nikolas Sarkozi, i cili udhëtoi për në Toluzë menjëherë pas sulmit të sotëm e përshkroi këtë si një “tragjedi kombëtare”. Ai tha se i njëjti person i ka kryer të tre sulmet dhe se “motivi anti-semit” ishte i qartë. Sarkozi tha se do të vendosen roja jashtë çdo shkolle fetar, dhe po ashtu tek çdo ndërtesë myslimane apo hebreje. Presidenti francez po ashtu tha se jug-perëndimi i Francës është në gjendje më të lartë alarmi kundrejt terrorizmit. Nesër të gjitha shkollat në Francë do të mbajnë një minutë heshtje në përkujtim të viktimave.
Skuteri i zi
Për herë të fundit personi me skuterin e zi sulmoi mëngjesin e sotëm teksa prindërit po dërgonin fëmijët e tyre në shkollë.
Dëshmitarët okularë thanë se një person me skuter të zi filloi të qëllonte në një pikë ku zbresin fëmijët e kopshtit dhe shkollës fillore. “Ky person zbriti nga motori i tij teksa u gjend para shkollës dhe filloi të qëllonte çdocilin ishte pranë tij, fëmijë dhe të rritur”, tha Michel Valet para gazetarëve. Në vend mbeti i vdekur Jonathan Sandler, një rabin dhe mësues feje 30-vjeçar me origjinë nga Jerusalemi dhe dy djemtë e tij të moshës 3 dhe 6-vjecare. Personi i katërt i vrarë sot ishte një 8-vjeçare, vajzë e një mësuesi. Ministria izraelite e Punëve të Jashtme njoftoi se të gjitha viktimat e sotme ishin franko-izraelitë dhe do të varrosen në Izrael.
Ky skuter – “Yamaha e zezë”- ishte vjedhur në Toluzë me 6 mars, pesë ditë para sulmit të parë mbi ushtarët.
/Start/F. Prroni/
2012-03-19 20:22