Franca në zgjedhje lokale
Sipas sondazheve publike, del në pah se partitë e majta në opozitë kanë për të dalë me fitore nga këto zgjedhje.
Sarkozi më parë ishte shprehur se cilido qoftë përfundimi i zgjedhjeve ata nuk kanë për të bërë ndryshime në kabinetin qeveritar dhe nuk do të bëjnë lëshime nga politikat e reformave.
Deri në orët e mesditës mësohet se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë tepër e ulët. Sipas të dhënëve të publikuara nga ministria e Brendshme deri në orën 12:00 ka votuar vetëm 16.7 për qind e popullsisë që ka të drejtë vote. Në zgjedhjet e vitit 2004 kjo përqindje ishte 18.48.
Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 20.00.