E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milloshkoski sot ne Prishtine, hapet ambasada maqedonase

PRISHTINE- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Antonio Milloshoski, do të qëndrojë sot për vizitë një ditëshe zyrtare në Republikën e Kosovës, me ftesë të kolegut të tij kosovar, Skënder Hyseni.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë shefi i diplomacisë së Maqedonisë do të pritet nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe nga kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Milloshoski do të mbajë edhe një fjalim para anëtarëve të Komisionit parlamentar për politikë të jashtme.

Në kuadër të vizitës së tij është paraparë dhe hapja solemne e hapësirave të reja të Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, si dhe takimi i Milloshoskit me përfaqësues të bashkësisë gorane në Kosovë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›