E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca përshëndet zhvillimet e fundit në Greqi

Gjatë prezantimit në shtyp të planit të ri të masave të kursimit në Francë (për kursimin e 136 miliardë dollarëve), kryeministri francez tha se "jemi sqaruar për situatën, nuk mund të qëndronim në një situatë pritjeje për javë e javë të tëra, madje muaj, për të filluar planin e ndihmës për Greqinë".

"Duhej që Greqia ta sqaronte shumë shpejt qëndrimin e saj, kjo u bë dhe kërkoj t'i përgëzoj politikanët grekë. I takon Greqisë t'i gjejë vetë zgjidhjet për situatën të cilën ajo e njeh. Kuptova se qeveria greke kishte propozuar krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar. Mendoj se kjo është një zgjidhje e shkëlqyer në kuadrin aktual dhe ne do t'i ndihmojmë grekët në këtë drejtim", shtoi ai./Start/

                                                                                             2011-11-07 16:59
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›